Skip to content
Mediafokus

Mediafokus

  • Lajmet
    • Qendrore
    • Rajonale
  • TË FUNDIT
  • Retro
  • Kronika
  • Kultura
  • Sporti
  • Shneta
  • Tjera
  • Opinione
  • Bota
Lajmet Qendrore 

Sekuestrohen 120 kg dr*gë që vinte nga Shqipëria, Dogana e Kosovës jep detaje

21/11/2025 - 16:1121/11/2025 mediafokus

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndalur një autobus në Autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa pasagjerë. Mjeti është shoqëruar për kontroll të detajuar në objektet e Doganës në Prishtinë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë kontrollit, ku janë përdorur pajisjet profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së SHBA-së, përfshirë skanerin e dhuruar së fundmi, si dhe qentë nuhatës të dhuruar nga organizata gjermane GIZ – është zbuluar një sasi prej rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis.

“Ky zbulim përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme në përpjekjet e Doganës së Kosovës për të mbrojtur shoqërinë dhe për të parandaluar trafikun e substancave të ndaluara. Ai vjen vetëm pak javë pas një rasti tjetër të përmasave të ngjashme, i realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë”, thuhet në njoftim.

Ad 40

Tutje bëhet e ditur se rasti i sotëm i është dorëzuar njësive Antidrogë të Policisë së Kosovës për procedura dhe veprime të mëtejshme penale.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, duke rritur bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit. Po ashtu, shpreh mirënjohjen e saj të thellë për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme ndër vite, përmes donacioneve, trajnimeve dhe asistencës teknike”.

NDAJENI KËTË ME TË TJERËT:

  • Ndajeni me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook
  • Ndajeni me të tjerë në WhatsApp-i (Hapet në një dritare të re) WhatsApp

Ad 33
  • ← Kërcënoi gjyqtarin, dënohet me 6 vjet burgim i akuzuari për sulm e kanosje
  • La Liga, Liga e Kampionëve, Kupa e Botës apo Topi i Artë? – Yamal thotë se i do të gjitha →

Të ngjashme

Kosovarët ankohen se kapen nga radari në Shqipëri dhe nuk njoftohen, paguajnë gjoba me kamatë

11/07/202511/07/2025 mediafokus

“Politika e pajtimit me Vuçiq s’po funksionon”, eurodeputeti holandez: BE duhet ta ndëshkojë Serbinë

08/10/202309/10/2023 mediafokus

Ja kur arrijnë dozat e para të vaksinës Covax në Kosovë

11/03/202111/03/2021 mediafokus

Kontakti

E-mail: info@mediafokus.info

Adresa: Velania, Luigj Gurakuqi, p.n., Prishtinë

Ky portal mirëmbahet nga Mediafokus. Materialet dhe informacionet e publikuara në këtë portal mund të përdoren vetëm nëse citohet burimi dhe respektohet e drejta autoriale. Materialet e huazuara nga mediume apo portale të tjera, mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Impresum

Politika e Privatësisë

Politika e Cookie

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2026 MediaFokus.