Selmani: Do të ishte absurde që Pacolli të dërgohet në karantinë
Ndaj deklaratës së ministrit të Shëndetësisë për ta dërguar në karantinë ish-presidentin Behxhet Pacolli, sapo të aterojë në Prishtinë, ka reaguar anëtarja e AKR-së, ish deputetja Myzejene Selmani, duke e quajtur absurd një vendim të tillë.
Ajo ka thënë se z. Pacolli i ka zbatuar të gjitha masat e shtetit zviceran dhe ai do të aterojë në Prishtinë me aeroplan privat, në përputhje me të rregullat e emergjencës shëndetësore.
Zvicra është shtet serioz që nuk lejon që një shtetas i saj të udhëtojë nga aeroporti i saj në një vend tjetër, nëse do të ishte i infektuar, ka thënë Selmani.
T’i thuhet atij në Kosovë se duhet të futet në karantinë, me vendime jo kushtetuese, kjo nuk do koment.
Demokracia i ka rregullat e veta. Kuvendi i Kosovës e ka kryer punën e votëbesimit dhe tani nuk kemi qeveri të rregullt, por një qeveri në detyrë.
Si mundet që me një vendim antikushtetus t’i ndalohet një deputeti të vijë në seancën e Kuvendit dhe në vendlindjen e tij, pyet Selmani.
“Nuk shoh kurrfarë mundësie ndalese, shoh inate politike. Kosova është e të gjithēve”, ka thënë Selmani.
Ministri Vitia ka thënë se nuk i takon atij të bëjë përjashtim nga vendimi për karantinim as në rastin e Pacollit.mediafokus.info/

