Reagon Selmani: Linçimi dhe përjashtimi nuk janë pjesë e demokracisë
Ish-deputetja e Parlamentit të Kosovës, Myzejene Selmani (AKR), ka reaguar ndaj vendimit të Degës së këtij subjekti në Kamenicë, për përjashtimin nga partia të dy asamblistëve, për shkak të votës pro miratimit të buxhetit.
“Linçimi dhe përjashtimi nuk janë pjesë e demokracisë”, ka thënë Selmani, përcjellë Mediafokus.info.
“Votimi i dy asambleistëve nga AKR-ja, për buxhetin e Komunës së Kamenicës, nuk do të thotë se ata duhet të perjashtohen nga AKR -ja. Kanë votuar për qytetarët, të cilët ata përfaqësojnë.
Demokracia duhet të funksionoj edhe brenda partive politike. Linçimi dhe përjashtimi nuk janë pjesë e demokracisë. Votimi i dy asambleistëve nga AKR-ja, për buxhetin e Komunës së Kamenicës, nuk do të thotë se ata duhet të perjashtohen nga AKR -ja. ATa kanë votuar për qytetarët, të cilët i përfaqësojnë.
Nuk kanë bërë vepër kriminale, e as nuk ka të bëjë me korrupsion.
AKR, si parti liberale i jep mundësi secilit anëtar të veproj edhe mbi veteveten, në raste kur diskutohet për jetën e qytetarëve dhe shtetin e Kosovës.
Uroj që z. Albert Thaçi dhe Znj. Xhyljeta Zubaku Bunjaku të veprojnë dhe punojnë me strukturat e AKR-së si deri më tani, edhe në vitet e ardhshme”./Mediafokus.info

