Sfida e Drinor Gashit, një sprovë solidariteti për ne
27-vjeçari Drinor Gashi nga Gjilani, djalë hasreti në familje, papritmas u sfidua nga sëmundja dhe tani po lufton për jetën.
I vetëm, zor se mund t’ia dalë. Drinori ka nevojë për ne. Sprova është e jona, e të gjithë neve.
Atij i nevojiten urgjentisht 100 mijë euro për trajtim në Turqi, ku tashmë është dërguar.
Drinori u godit nga shumë sëmundje. Infeksioni i ka dëmtuar mushkëritë, veshkat, mëlçinë dhe zemrën. Ndodhet në intubim, nën përkujdesjen intentensive të mjekëve turq.
Fondacioni Humanitar Avni Hyseni, në emer te familjes Gashi kërkon ndihmën e bamirësve për shërimin e Drinorit.
Drinori është djalë i vetëm, po familja e tij nuk duhet të lihet e vetme në këtë dhembje.
Ju që keni mundësi dhe keni shpirt human, fondacioni i ka ofruar edhe mundësitë si mund të ndihmoni në shërimin e 27-vjeçarit Drinor Gashi.
Fondacioni Humanitar Avni Hyseni, rruga ‘Ramush Lajqi’, Peje, 30000 Kosove.
Transfer brenda Kosoves në llogarinë bankare Banka Kombetare Tregtare: 1920004242031191
Transfer jashte Kosoves në llogarinë bankare, Banka Kombetare Tregtare:
– IBAN : XK05 1920004242031191
– SWIFT CODE: NCBAXKPR
Nr kontaktit: +38349853112 – Fondacioni Humanitar Avni Hyseni.

