Sëmuret humanisti Halil Kastrati
Humanisti kosovar Halil Kastrati duket se ka telashe me shëndetin dhe kjo ka bërë që ai të shtrohet për mjekim.
Lajmin e ka bërë të ditur njëri nga miqtë e tij, i cili ka shkruan në Facebook se lutet për shëndetin e Kastratit, që ai të shërohet sa më parë dhe t’u kthehet veprave të tij humane në të mirë të nevojtarëve.
Halil Kastrati, me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” është i njohur në hapësirat shqiptare për aktivitetet e humanizmit duke i bërë me shtëpi shumë familje në nevojë dhe duke i bërë me strehë pleqtë pa përkujdesje.
Shtëpia e pleqve ka qenë ëndrra më e madhe e Halil Kastratit dhe ajo tashmë është një realitet.

