Sëmurët pasagjeri që po vinte për në Kosovë, aeroplani bën ulje emergjente
Sot një aeroplan i “Enter Air” bëri ulje emergjente menjëherë pas ngritjes. Aeroplani duhej të kishte zbritur në Kosovë, por u kthye menjëherë në Luzern të Zvicrës, përcjell albinfo.ch
“Boeing 737-800” i kompanisë “Enter Air” në vend që të ulej në kryeqytetin e Kosovës pas një orë e gjysmë, bëri një kthesë pranë Luzernit në Wilisau/Sursee dhe u kthye në Bazel.
Atje, avioni bëri një ulje emergjente në Euro Aeroport.
Euro Aeroport Basel-Mulhouse ka konfirmuar rastin për gazetën zvicerane 20 minuten.
Arsyeja ishte urgjenca mjekësore e një pasagjeri, që e detyroi pilotin të kthehej prapa, përcjell tutje albinfo.ch.
