Serbët e shohin Moskën si aleatin kyç, shqiptarët me SHBA’të
Rezultati në Serbi, është në kontrast me atë të Kosovës dhe Shqipërisë, ku shumica shohin Shtetet e Bashkuara si aleatin kryesor.
Besimi tek SHBA është më i fortë në Kosovë, në mbi 80 përqind.
Shumica e të intervistuarve në Maqedoninë e Veriut, dhe Malin e Zi zgjedhin Serbinë si aleatin kyç.
Ajo që bie në sy, është fakti se Shtetet e Bashkuara konsiderohen si kërcënimi më i madh nga shumica e serbëve e po ashtu malazezëve.
Ndërkohë, kosovarët, shqiptarët dhe boshnjakët identifikojnë Serbinë si kërcënimin më të madh.
Maqedonia e Veriut mban Bullgarinë në piedestalin negativ, për shkak të rolit të vendit në bllokimin e procesit të anëtarësimit.
Si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë mes vendeve më kërcënuese për të anketuarit në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
Sipas sondazhit Tirana dhe Prishtina janë ato me orientimin më proeuropian, respektivisht me 82 dhe 87përqind, ndërsa vetëm 10 përqind e serbëve përqafojnë politikën pro-perëndimore.
Gjithashtu mbështetja për anëtarësim të plotë në NATO është 88 përqind në Kosovë dhe vetëm 3 përqind në Serbi. /A2CNN

