Serbi: Djali sulmon me sëpatë prindërit, babai në rrezik jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Svojnovo afër Paraqinit në Serbi, ku një person dyshohet se ka sulmuar me sëpatë prindërit e tij të moshuar.

Siç raporton mediumi serb ‘Blic’, i dyshuari ka goditur me sëpatë në kokë babanë e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda, teksa prerje në fytyrë mori edhe nëna.

77-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas informacioneve të para është në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë policia ka arrestuar 44-vjeçarin dhe e ka shoqëruar atë në stacionin policor. /foto ilustrim/