Serbi tenton ta korruptojë policin kosovar me 10 euro
Një shtetas serb ka tentuar ta korruptojë policin kosovar me 10 euro, për t’i shpëtuar kundërvajtjes në trafik.
Ai do te procedohet për dhënie ryshfeti.
Fsh. Trudë 30.07.2022-15:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka tentuar që t’i jap zyrtarit policor 10 euro qe ta lirojë nga kundërvajtja në trafik. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

