Serbia arreston një kosovar të moshës 77-vjeçare në Merdare

Një 77-vjeçar nga Kosova raportohet të jetë arrestuar në Merdar nga Policia e Serbisë.

Referuar njoftimit nga Ministra serbe e Punëve të Brendshme, H.H është arrestuar me pretendimin se ka vrarë një civil të kombësisë serbe me armë zjarri në qershor të vitit 1999 në Podujevë në bashkëpunim me disa anëtarë të UÇK-së.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, ndërkaq thuhet se do të dërgohet në Zyrën e Prokurorit Publik për Krime Lufte me një kallëzim penal.

Kohëve të fundit ka pasur një sërë arrestimesh të qytetarëve të Kosovës nga Serbia, kryesisht me pretendimin se kanë kryer krime lufte.