Serbia duhet të bartë pasojat për gjenocidin e bërë në Kosovë
Serbia duhet të bartë pasojat për gjenocidin e bërë në Kosovë
Izmi Zeka
Për të përmbyllur sovranitetin dhe për t’i dhënë fund proceseve dhe kryerjes së obligimeve shtetërore, institucionet e Kosovës duhet të ngritin padi ndaj shtetit serb për dëmshpërblim ndaj Kosovës për shkatërrimin masiv dhe gjenocidin e kryer gjatë viteve 1998/99.
Ishin mbi 15 mijë të vrarë dhe mbi 20 mijë të dhunuara, motra tonat.
Ata që kryen krime monstruoze ende shëtisin në Beograd dhe gjenden në pozita të larta shtetërore si Vuqiqi e të tjerë.
Gjenocidi i bërë në Kosovë ende nuk ka marrë përgjigje të merituar nga bota demokratike.
Një çështje tjetër, prokurorët tanë tani duke disponuar materialet për gjenocidin e kryer dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, duhet të ngritin akuza ndaj secilit pjesëtar serb që ka kryer krime në Kosovë dhe si të tilla t’i deponojnë në çdo mekanizëm ndërkombëtar.

