Sërish vidhet në një xhami në Gjilan

Persona të panjohur kanë hyrë në një xhami ne Gjilan, ku kanë vjedhur 60 euro nga arka metalike. Rasti është cilësuar ‘vjedhje e rëndë’. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që vidhet në xhamitë e Gjilanit.

Rr. Adem Jashari, Gjilan 12.03.2021-15:30. Ankuesi mashkull kosovar, imam i xhamisë, ka raportuar se persona deri tash të panjohur kanë hyrë në objektin e xhamisë dhe kanë hapur me forcë kasafortën metalike, kanë vjedhur të holla në vlerë 60 euro të cilat kanë qenë të destinuara për ndihma për persona me nevoja, thuhet ne njoftimin e policise. (foto arkiv)