Shabani, Kurtit: Ti ke pasur qëndrim të njëjtë me Millosheviqin për Rambujenë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani, në seancë që ka zgjatur deri pas mesnate, i tha kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se kishte pasur qëndrim të njëjtë me “ish- Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, lidhur me Marrëveshjen Rambujesë.

“Çka do të thoshit ju nësë unë ju them se për bisedimet në Rambuje ti kishe qëndrim të njejtë më Millosheviqin. Kur ne e dimë se kjo marrëveshje ka sjellur bombardimet e Serbisë dhe ndaljen e gjenocidit në Kosovë e më vonë edhe pavarësinë duke falënderuar këtë marrëveshje”, tha Shabani.