Shahollari: Në vitet 1969-1973 në universitet kemi pasur tre studentë nga Kosova dhe ata janë trajtuar njësoj sikur ne

Në lidhje me një shkrim të studiuesit Kastriot Derivishi, të botuar në Mediafokus.info, rreth fatit të tre shqiptarëve nga Kosova të cilët ishin detyruar nga regjimi i Enver Hoxhës të punonin si fshesaxhinj, redaksisë tonë i është drejtuar me një postim Luan Shahollari, ku sqaron disa rrethana të kohës.

Postimi i tij i plotë:  

Në vitet 1969-1973 në universitetet kemi pasur tre studentë të ardhur nga Kosova me mbiemër Thaçi.

Ata kishin fjetjen dhe ushqimin falas si çdo shtetas shqiptar me gjendje financiare modeste.

Plus kësaj përfitonin edhe shpërblim financiar shtesë në lek që e kalonte shumë gjendjen financiare.

Kur mbaruam studimet u caktuan në ekonomitë bujqësore pranë Tiranës.

Atyre u lejoheshin t’u vinin pako me rroba veshje nga ish-Jugosllavia!

Shoqëri të sinqertë vëllazërore në shkollë e më pas në punë.

Shqipëria ka qenë vetë e vogël dhe jo e pasur, por zemrën e ka pasur gjithmonë të hapur për shqiptarët që Fuqitë e Mëdha i lanë jashtë kufirit shtetëror.

Shqipëria e tregoi këtë edhe në mars 1999 që priti mbi gjysmë milioni vëllezër kosovarë! /Luan Shahollari