Shakira rrezikon burgim prej tetë vitesh dhe 23 milionë euro gjobë

Një prokuror spanjoll ka kërkuar dënim me tetë vjet burgim për superyllin kolumbian, Shakira, për një rast mashtrimi fiskal prej 14.5 milionë eurosh.

Shakira akuzohet se nuk ka paguar taksat mes viteve 2012 dhe 2014, periudhë në të cilën Shakira thotë se nuk ka jetuar në Spanjë.

Dokumenti i prokurorit pretendon se Shakira ishte banuese e zakonshme në Spanjë mes viteve 2012 dhe 2014 dhe se në maj të vitit 2012 bleu një shtëpi në Barcelonë që u bë një shtëpi familjare për veten, partnerin e saj, lojtarin Gerard Pique, dhe djalin e tyre të lindur në Spanjë më 2013.

Dokumenti kërkonte një dënim me tetë vjet burgim dhe një gjobë prej më shumë se 23 milionë euro nëse ajo shpallet fajtore. Asnjë datë për gjykim nuk është caktuar.

Ajo në fillim të kësaj jave refuzoi një ofertë zgjidhjeje nga zyra e prokurorit për mbylljen e çështjes, kushtet e të cilës nuk janë bërë të ditura, trasnmeton klani.