SHBA lejon përdorimin e vaksinës edhe te moshat 12-15 vjeç

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave zgjeroi autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën Pfizer’s anti-Covid-19, për të përfshirë edhe personat e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Kjo është vaksina e parë anti-Covid-19 në Shtetet e Bashkuara e autorizuar për përdorim tek adoleshentët.

Vaksina ishte autorizuar më parë për personat e moshës 16 vjeç e lart.

Vaksinat anti-Covid-19 nga Moderna dhe Johnson&Johnson janë të autorizuara për përdorim tek njerëzit e moshës 18 vjeç e lart.

Për të mbështetur përdorimin e zgjeruar, FDA rishikoi të dhënat e paraqitura nga Pfizer. Kompania tha në fund të marsit se një provë klinike që përfshinte 2,260 persona të moshës 12-15 vjeçarë tregoi se efikasiteti i vaksinës është i plotë.

“Ishte një vendim i drejtë,” tha para gazetarëve Dr. Peter Marks, Drejtor i Qendrës së FDA, seksioni për vaksinat.