SHBA do të dhurojë 500 milionë doza shtesë të vaksines Pfizer
Shtetet e Bashkuara kanë blerë dhe shpërndarë në vendet në zhvillim 500 milionë doza shtesë të vaksinës Covid-19 të Pfizer, duke e çuar numrin e përgjithshëm të dozave që Uashingtoni është zotuar se do t’i japë në më shumë se 1.1 miliardë, thanë të mërkurën zyrtarë të lartë të administratës amerikane.
Presidenti amerikan Joe Biden gjithashtu dëshiron të vendosë “një qëllim ambicioz”, domethënë që secili vend, përfshirë edhe më të varfërit, “të arrijë 70% të vaksinimeve” brenda një viti, tha ai gjatë një samiti virtual që ai po kryeson gjatë ditës, thanë këto burime.

