ShBA e zhgënjyer me Qeverinë, Mirena: A ka ndodhë kjo ndonjëherë në historinë e Kosovës?
Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pasi Departamenti i Shtetit u shpreh i zhgënjyer dhe i shqetësuar në raport me Qeverinë e Kosovës, e cila nuk dëgjoi kërkesën për të shtyrë zbatimin e vendimit për targat.
Mirena përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka pyetur se a ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës që DASh-i të shprehet i zhgënjyer me veprimet e Qeverisë.
“Une per vete se di. Duket se ky sukses duhet t’i atribuohet luanit te shqiptarise, Albin Kurti, si i pari shqiptar pas diktatorit komunist, Enver Hoxha, qe ia perplas fytyres nje ‘jo’ te madhe imperializmit amerikan…”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Mirenës:
A ka ndodh ndonjehere ne historine e Kosoves, ne dekadat e fundit, qe Departamenti i Shtetit i ShBA’se ne nje komunikate zyrtare me e theksu “qe jane te zhgenjyer dhe te shqetesuar” me veprimet e Qeverise se Kosoves?
Une per vete se di.
Duket se ky sukses duhet t’i atribuohet luanit te shqiptarise, Albin Kurti, si i pari shqiptar pas diktatorit komunist, Enver Hoxha, qe ia perplas fytyres nje ‘jo’ te madhe imperializmit amerikan…

