SHBA-ja dhe Kosova janë miq të përjetshëm, politika serbe nuk mund ta përçajë këtë aleancë

Myzejene Selmani

Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën, nuk janë aleancë e interesave të momentit, por janë më shumë se kaq.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqiptarët, kanë raporte të hershme dhe të thella miqësie, që zanafillën e kanë para një shekulli.

Pavarësisht se kush vjen në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një republikan apo një demokrat, raportet e SHBA-ve me shqiptarët nuk ndryshojnë në thelb.

Kosovën e kanë ndihmuar në rrugëtimin e saj të lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit, edhe demokratët edhe republikanët.

Presidenti serb Vuçiq dhe politikanët tjerë në Beograd duhet ta kuptojnë se politika shtetërore amerikane nuk mund të rreshtohet asnjëherë kundër shqiptarëve, të cilët i ka aleatë natyrorë dhe të anojë nga Serbia.

Sa më herët dhe sa më parë që Serbia e kupton këtë realitet, ajo do të lirohet nga një iluzion i saj madh se një ditë mund të kthehet në Kosovë.

Vuçiq po mundohet që përmes lajkave e dredhive serbe ta ndryshojë kursin e politikës amerikanë kundrejt Kosovës.

Por, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë. Populli serb duhet ta kuptojë se armikun më të madh e ka brenda vetvetes, te miti, urrejtja dhe iluzioni.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova janë dhe do të mbeten përjetësisht miq.