ShBA-ja mirëpret vendimin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot se SHBA-të mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parimin Planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Hovenier në një postim në Twitter shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Shtetet e Bashkuara inkurajohen dhe mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, shkruan ambasadori amerikan.

Ndryshe, të hënën për vizitë në vendin tonë ishte dërguar i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pas takimit me Lajçak, kryeministri Albin Kurti ka thënë se pranon në parim planin e BE-së dhe se është një bazë e mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.