SHBA zotohet për mbështetje ndaj Kosovës kundër COVID-19
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të përkushtuara për ta ndihmuar Kosovën kundër COVID-19, transmeton Mediafokus.info.
Këtë zotim e ka konfirmuar ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter.
“Në forumin e sotëm theksova se SHBA-ja është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën kundër COVID-19. Qeveria duhet të mobilizojë burimet e veta për ta menaxhuar krizën. Kontrolli i virusit është një parakusht për rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë Kosnett./Mediafokus.info/

