Shefi i inteligjencës franceze pushohet nga puna për mosparashikim të pushtimit rus
Drejtori i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Éric Vidaud, do të shkarkohet nga posti i tij për mospërfillje të mundësisë së pushtimit të Rusisë në Ukrainë, njoftuan mediat franceze të enjten, shkruan BBC.
Duke cituar një burim të brendshëm në Ministrinë e Forcave të Armatosura, media lokale “l’Opinion” tha se gjenerali Vidaud u shkarkua për shkak të “informacioneve të pamjaftueshme”.

