Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit për rritjen e çmimeve flet si opozitar, “harron” që është në pushtet
Përpos rritjes së çmimit të faturës në energji elektrike, qytetarët e Kosovës po përballen me rritje enorme të çmimeve në secilin produkt.
Ajo çfarë ishte tejet shqetësuese ishte rritja e çmimit të vajit brenda ditës në një masë të jashtëzakonshme.
Çmimet të cilat shihen në foto, variojnë nga 3 deri në 4 euro për litër vaji.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe shefi i kabinetit të Konjufcës Ilir Kërceli, derisa ka kërkuar të gjobiten keqpërdoruesit e situatave emergjente.
Postimi i tij:
Keqpërdoruesit e situatave emergjente ata të cilët fërkojnë duart për momente të tilla, për të përfituar nga xhepat e varfër të qytetarëve, duhet të gjobiten e të vihen para drejtësisë.

