Shefi i Moderna sheh fundin e pandemisë Covid-19 pas një viti
Pandemia e Covid-19 do të përfundojë brenda një viti, vlerëson drejtori i kompanisë bioteknologjike Moderna, Stephane Bancel.
Sipas tij, të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje me rrezik që u vaksinuan kundër koronavirusit në fillim të krizës duhet të marrin edhe një dozë përforcuese.
Në mesin e vitit 2022 “do të ketë doza të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë banorët e planetit”, deklaron Stephane Bancel, në një intervistë të transmetuar të mërkuren nga “Neue Zuercher Zeitung”.
Moderna po punon në zhvillimin e “një vaksine përforcuese vjetore që mbulon të gjitha sëmundjet e frymëmarrjes me origjinë virale” – tha ai në gazetën “Le Temps”.
Teknika e ARN-së së dërguar ka potencial të madh, shton ai në “Blick”. Kombinimet e vaksinave të koronavirusit dhe virusit të gripit duhet të jenë të mundshme, thotë ai.
Pacientët do të merrnin një injeksion të vetëm dhe do të vaksinoheshin kundër disa viruseve.
Vizioni i Modernës është të bëjë “si me iPhone, një produkt me aplikacione të shumta me përditësime vjetore”, shpjegon Stephane Bancel në “Le Temps”.
Çdo vit ne do të përshtatemi me llojet e virusit dhe çdo vit ne duam të shtojmë më shumë antiviruse si shtimi i një aplikacioni në një iPhone. Vaksinat e kombinuara duhet të jenë në treg në 2023, specifikon shefi i Moderna.

