Shefi nuk ia dha rrogën, punëtori nga Fushë-Kosova ia vë flakën autobusit
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”. në Fushë Kosovë.
Motivi i këtij rasti dyshohet se ka të bëjë me faktin që pronari i autobusit nuk ia kishte dhënë pagën të dyshuarit, i cili kishte punuar në firmën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka vënë zjarrin automjetit-autobus, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

