Shefik Surdulli sqarohet lidhur me braktisjen e seancës së djeshme të Kuvendit
Shefik Surdulli, këshilltar komunal nga subjekti politik PDK ka bërë një sqarim lidhur me braktisjen e seancës së djeshme të Kuvendit.
Ky është postimi i tij i plotë
Në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal në Gjilan, pas diskutimeve të pikës së dytë, në të cilën ishte futur edhe propozimi për rrënimin e objekteve të institucioneve në zonat e Planeve Rregulluese, ku përfshihej edhe objekti i burgut famkeq të qytetit, Grupi ynë i Këshilltarëve Komunal (pa ndonjë konsultim e koordinim paraprak!) braktisëm seancën e punës, duke iu bashkëngjitur pjesës tjetër të opozitës: LVV-së.
Meqë në njërën prej seancave të KK-së kisha kërkuar sqarim – përgjigje, lidhur me kerkesën e Shoqatës së të Burgosurve Politik të Degëve: Gjilan, Kamenicë dhe Viti, për të cilën çështje nga autoritetet përgjegjëse të Komunës kisha marr përgjigje pozitive se një pjesë e burgut do të mbetej MUZE, dhe i cili si i tillë do të inkorporohet në projektin e Administratës së re Komunale, une përsëri kërkova që kjo të evidencohet edhe në vendim, respektivisht në nenin 2, të këtij vendimi që do të merrej në vijim. Ky propozim imi do të mbështetej nga Kuvendi, sepse Komuna paraprakisht ishte zotuar për ktë, mirëpo, për shkak se në kuadër të kësaj pike të rendit të ditës ishte vënë edhe propozim-vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në zonat e Planeve Rregulluese Urbane në Gjilan, në grupin tonë të PDK-së u krijua një situatë konfuze – anarkike, që rezultoi me braktisjen e seancës nga të gjithë ne bashkërisht.
Projekti i Administratës së re Komunale, në vendin ku është planifikuar të ngritet, ishte në planifikimet rregulluese urbane edhe të PDK-së në mandatin e saj qeverisës.
Pavarësisht situatës politike nëpër të cilën po kalojmë, PDK është subjekt politik në vete, dhe në KK, nëpërmjet këshilltarëve të saj, është për të përfaqësuar interesat e qytetarëve përmes programit e projekteve të saj politike – zhvillimore alternative, si partia e parë opozitare (numerikisht), e assesi të luaj rol tjetër, e aq më pak inferior.
Prandaj, me keqardhje ju drejtohem të burgosurve polik shqiptarë, respektivisht Degëve të SHPBK: Gjilan, Viti, Kamenicë, se për arësyet e lartëshënuara (duke qenë edhe sponzorizues, në njëfarë mënyre, i kërkesës së tyre), nuk isha pjesë e vendimit final për BURGUN MUZE të Gjilanit!
Ndërkaq, e falënderoj kolegen e nderuar znj. Festa Shabani, e cila propozimin tim e kishte sforcuar në vendimin që ishte marrë sot, në vazhdimin e seancës së djeshme, që një pjesë e burgut famkeq të Gjilanit – rrugë e mundimshme nëpër të cilat kanë kaluar me shumë sakrifica: ideologë e patriot frymëzues të luftës sonë për liri e bashkim kombëtar, të mbetet MUZE!
Shefik Surdulli / këshilltar komunal nga PDK Gjilan

