Shembet shkëmbi buzë liqenit, mbyten 7 persona

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një shkëmb u shemb mbi varkat, në një liqen brazilian. Tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 të plagosur pas aksidentit në juglindje të vendit.

Tri anije u goditën nga shkëmbi u tha gazetarëve toger Pedro Aihara. Nga 32 të plagosurit, nëntë persona ndodhen në spital.

Zhytësit dhe helikopterët po kërkojnë në ujë për ndonjë të mbijetuar.

Njëzet persona u raportuan fillimisht të zhdukur, por nënkoloneli Aihara tha se shumica u llogaritën pas kontrollit të listave të spitaleve. (foto arkiv)