Shemsedin Ramushi: Gjilani dhe Anamorava janë lënë pasdore, ne do ta kthejmë vëmendjen nga ky rajon

Koalicioni për Familjen ka mbajtur tubim zgjedhor në Gjilan, ku është mirëpritur nga qytetarët.

Ky koalicion e ka familjen në qendër të programit dhe vizionit për të ardhmen.

Shemsedin Ramushi, kandidat i Koalicionit, thotë se tradita shqiptare si vlerë duhet të ruhet e të forcohet familja si bërthamë e shoqërisë dhe e shtetit.

Gjilani dhe Anamorava janë lënë pas dore, ndërsa meritojnë më shumë vëmendje.

Ramushi premton se do të jetë një zë i fuqishëm nga Anamorava, në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të këtij rajoni.