Shemsedin Ramushi: Ka ardhur koha të ndryshojmë mënyrën se si trajtohet shoqëria
Data e zgjedhjeve po afrohet. Shemsedin Ramushi nga AKR është kandidat për deputet në Listën “Koalicioni për Familjen”.
Ai është kandidati i juve që e doni familjen, shtetin, shoqërinë. Nuk është në listë për veten e tij.
“Të gjithë ju që më njihni, sigurisht se e dini sa i përkushtuar jam për të kontribuar në gjera të mira, si në familje, po ashtu edhe në shoqëri.
Përmes këtij rrugëtimi të ri, shpresoj dhe besoj të arrijë aty ku merren vendime, të cilat reflektojnë në jetën tuaj.
Ju që më njihni e dini mirë se në familjen time gjithnjë është dera e hapur për ju, për të diskutuar dhe zgjidhur probleme. Ju premtoj se edhe si deputet do të jem gjithnjë mes jush.
Ka ardhur koha të ndryshojmë mënyrën se si trajtohet shoqëria, para se të merren vendimet që kanë efekt të drejtpërdrejtë në familjet tona.
Unë do të jem zëri i juaj i fuqishëm në Parlamentin e Kosovës”, thotë Shemsedin Ramushi.
Votoni numrin 32 në Listën “Koalicioni për Familjen”. Votoni zërin tuaj!

