Shemsedin Ramushi: Ne angazhohemi për forcimin e familjes dhe promovimin e vlerave pozitive brenda komunitetit
Koalicioni për Familjen ka vazhduar aktivitetet prezantuese në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku bënë pjesë edhe kandidati i AKR-së nga Gjilani, Shemsedin Ramushi, i cili vjen me një përvojë vendimmarrëse në nivel komunal, ku ka qenë shembull në mbrojtjen e interesit qytetar.
Ndër të tjera, ai dhe Koalicioni angazhohen për forcimin e familjes dhe promovimin e vlerave pozitive brenda komunitetit.
“Aktivitet ditor në kuadër të fushatës zgjedhore nga shtëpiza e koalicionit për familjen në sheshin Zahir Pajaziti. Këto aktivitete pasqyrojnë forcimin e lidhjeve familjare dhe promovimin e vlerave pozitive brenda komunitetit”, ka shkruar Ramushi.
129✅
32✅

