Shemsedin Ramushi: Vota është mundësia juaj për të bërë ndryshimin
Shemsedin Ramushi, ekonomist me përvojë e humanist i dëshmuar, është kandidat për deputet në Listën për Familjen në zgjedhjet e shkurtit 2025.
“Për ne, familja, me të gjitha vlerat e saj, shoqëria dhe shteti, liria dhe demokracia janë vlerat mbi të cilat besojmë”, thotë Ramushi.
Ai vjen nga Gjilani dhe tashmë ka një karrierë politike dhe vendimmarrëse.
Ata që e njohin, sigurisht se e dinë sa i përkushtuar ka qenë Shemsedin Ramushi në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesit publik në nivel komunal.
“Kurrë, në asnjë rast, nuk jam nisur nga interesi personal kur kam votuar për një vendim”, thotë ai.
Tani është në një rrugëtim tjetër, ku shpreson e beson se do të marrë mbështetjen e qytetarëve, për t`iu shërbyer atyre, jo për vete.
Premton se do të jetë i hapur, siç ka qenë gjithmonë.
“Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur për ata që kanë nevojë për të diskutuar një problem e për të shprehur një shqetësim”.
Momenti për t`i ndryshuar disa gjëra në shoqërinë dhe shtetin tonë, është më 9 shkurt.
Vota është e vetmja mundësi në demokraci për të bërë ndryshimin.
Voto Shemsedin Ramushin me numër 32 te Lista për Familjen.

