Shemsedin Ramushi: Bashkohuni me ne që të ndërtojmë një Kosovë ku çdo familje ndihet e sigurt dhe e mbrojtur

Shemsedin Ramushi, magjistër i ekonomisë, është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga lista “Koalicioni për Familjen”.

Ai angazhohet për një shtet të së drejtës dhe të zhvilluar ekonomikisht, ku çdo familje dhe secili individ ka mundësi të barabarta për të realizuar ëndrrat e veta dhe vizionin për të ardhmen.

“Angazhimi im është i qartë: të punoj për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar, ku çdo familje është e mbrojtur dhe ka mundësi të barabarta për një jetë më të mirë.

Angazhohem për një sistem shëndetësor dhe arsimor cilësor, për një ekonomi që krijon mundësi punësimi dhe për mbrojtjen e çdo familjeje në nevojë.

Fushata jonë është për ndryshim konkret, për një të ardhme më të sigurt për të gjithë.

Bashkohuni me ne dhe së bashku të ndërtojmë një Kosovë ku çdo familje ndihet e sigurt dhe e mbrojtur”, është mesazhi i Shemsedin Ramushit për qytetarët.