Shëndeti i dhëmbëve varet nga ushqimet që hani

Ajshe Leka – nutriciste/dietologe

Që të keni dhëmbë të shëndetshëm dhe të bardhë, është e rëndësishme të mbani një dietë të shëndetshme ushqimore.

Preferohet bukë, drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos… Mos harroni të pini ujë pas ushqimit.

Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer. Po ashtu reduktoni marrjen e karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.

Përpos higjienës orale apo larjes së dhëmbëve dy herë në ditë, me pastë me përmbajtje fluori, ju mund të provoni dhe një recetë natyrale, e cila do të mirëmbajë shëndetin dhe shkëlqimin e dhëmbëve tuaj.

Një lugë gjelle xhenxhefil e grimcuar imët

Gjysmë luge qaji kripë kuzhine

Gjysmë luge qaji pastë me përmbajtje fluori

Lëng limon (gjysmë limoni)

Nga masa e përgatitur me këta përbërës ju mund t`i pastroni dhëmbët tuaj me furçë 2-3 minuta.

Pastrimin e dhëmbëve me këtë recetë mund ta përsërisni 1 deri 2 herë në javë.