Shenjohet shtëpia e Mulla Idriz Gjilanit
Shtëpia e luftëtarit të Shqipërisë etnike, Mulla Idriz Gjilani është shënjuar sot me një pllakë përkujtimore.
‘Tani e tutje, shtëpia e Mulla Idriz Gjilanit do të jetë shtëpi e bekuar e cila në vete bartë epitetin dhe jehonën e jetës dhe veprimtarisë së atdhetarit të madh i cili shquhet për fushën e edukimit fetar me frymë atdhetare e kombëtare’, ka shkruar Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës.
Postimi i plotë:
Sot u bë shenjëzimi me pllakë përkujtimore i shtëpisë ku jetoi dhe veproi luftëtari atdhetar dhe patrioti, Mulla Idriz Gjilani, i cili një jetë të tërë ia kushtoi qështjes kombëtare. Tani e tutje, shtëpia e Mulla Idriz Gjilanit do të jetë shtëpi e bekuar e cila në vete bartë epitetin dhe jehonën e jetës dhe veprimtarisë së atdhetarit të madh i cili shquhet për fushën e edukimit fetar me frymë atdhetare e kombëtare.

