Shërohet zëdhënësi i Podujevës nga COVID-19: Ishte betejë e rëndë
Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, ka rrëfyer betejën e tij me COVID-19, pas shërimit, shkruan Mediafokus.info.
Përmes profilit të tij në Facebook, ish-gazetari ka thënë se beteja ishte e rëndë me këtë virus, teksa ka bërë të ditur se nëna e tij e ka kaluar më lehtë.
Ja postimi i plotë i Nazmi Elezit:
Na te dy (nana dhe une) e mposhtem Covidin (nana shume ma lehte se une )
Pas kater jave beteje me Coronavirusin (dy jave trajtim ne shtepi dhe dy jave i shtrire ne Kliniken Infektive) tashme konsiderohem i sheruar.
Me duhet ta pranoj se ishte nje beteje e rende, por fale Zotit, me ndihmen e familjareve dhe kujdesin e tretmanin profesional ne Kliniken Infektive ia dola ta mposht virusin e rrezikshem.
Tash jam ne shtepi dhe shume shpejt do ta marr veten e t’i kthehem punes.
Ju falenderoj nga zemra te gjithe juve (vertete ishit te shumte) qe mu gjendet afer dhe ishit me mua ne forma te ndryshme, duke me perkrahur e motivuar ta perballoj betejen ma te veshtire jetesore, neper te cilen kalova.
Mirenjohes e falenderues per secilin!
Kujdesuni per veten dhe familjet tuaja!

