Sherr me thika mes tre të rinjve, humb jetën 20-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy 18 vjeçarë kanë plagosur me mjet prerës një 20 vjeçar.

Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.r.t/abcnews.al