Sherr mes kunetërve, njëri përfundon në spital, tjetri në polici

Policia ka arrestuar një 42 vjeçar nën dyshimin për veprën penale të dhunës në familje.

Sipas të dhënave zyrtare, policia është njoftuar për një përleshje të dhunshme mes dy personave dhe ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Pas verifikimeve, ka rezultuar se 42-vjeçari M.A. kishte qëlluar me sende të forta në kokë kunatin e tij B.M.

Për këtë arsye, 52-vjeçari B.M. u dërgua në spital për të marrë mjekim, ndërsa u arrestua në flagrancë M.A. dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Rasti ka ndodhur në zonën Hamallaj të Durrësit.