Sherr mes vëllezërve, njëri plagoset tjetri arrestohet
Një konflikt për motive të dobëta mes dy vëllezërve ka përfunduar me dëmtime të njërit prej tyre.
Policia tha se ka vënë në pranga 42-vjecarin Dritan Rusi, pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar lehtë me mjet prerës, vëllain e tij, njofton abcnews.al
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar lehtë me mjet prerës, një shtetas (vëllain e tij)”- thuhet në njoftimin e policisë.

