Sherri i fëmijëve Ulqini u bë lajm i ditës në media

Ulqini u bë lajm në media brenda pak orësh me një dekorim për vitin e ri, ku ishin ngatërruar numrat dhe të 2022, ishte shkruar 2202.

E krejt ky sherr sipas sekretarit të Drejtorisë së Turizmi në UIqin, Fitim Avdiu, ka ardhur nga fëmijët e qytetit.

Sipas tij, disa adoleshentë kanë ndërruar vendet e numrave. Korigjimi është bërë dhe tani gjithçka është në rregull pasi numrat janë vendosur në pozicionet e duhura.

“Fëmijët e qytetit ua kanë ndërruar vendet. Tash është mirë 2022, është ndërru menjëherë”, ka thënë Fitim Avdiu.