Sherrin e nisur në një shtet tjetër, e vazhdojnë në Kosovë
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje në Shtime, ndërmjet katër të dyshuarve, shkaku i një mosmarrëveshje që kishin nisur në një shtet tjetër. Rasti është cilësuar ‘plagosje me armë zjarri’.
PLAGOSJE ME ARMË ZJARRI
Shtime 21.12.2020 – 16:36. Katër të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur më herët në një shtet tjetër janë përleshur në mes vete me mjete të forta dhe armë zjarri. Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë që dyshohet se është përdorur në rast dhe një karikator me katër fishekë. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati, thuhet në raportin e policisë.

