Shevqet Mehmet, urologu që ofroi kontrolla falas për 5 vjet
Dr Shevqet Mehmet, mjeku që u nda nga jeta dje kishte vendosur të ofrojë shërbime mjekësore falas në ordinancën e tij për disa kategori, për një periudhë pesë vjeçare, shkruan Mediafokus.info
Në këtë grup ishin përfshi edhe personat me emrin Ramush e Fetije.
Këta dy emra ishin të veçantë për mjekun gjilanas, sepse Ramush e Fetije quheshin prindërit e tij.
Edhe kjo është një mënyrë për t’i nderuar e kujtuar prundërit.
“Pas licencimit deri në vitin 2026 ju informojmë se Ordinanca “Rezonanca dr. Shevqeti” për 5 vjet mundëson kontrollimi gratis për: personat me aftësi të veçanta, personat e sëmurë nga kanceri, personat që kanë emrat Fetije dhe Ramush, emrat e prindërve të mi”, kishte thënë dr Shevqet Mehmet, urolog. /Mediafokus.info/

