Shfaqja “Babai” jepet sonte në Teatrin e Gjilanit, nën regjinë e Erson Zymberit

Shfaqja “Babai” e autorit francez Florian Zeller, e vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, vjen për herë të parë në skenën e Teatrit të Gjilanit, nën regjinë e Erson Zymberit.

Një histori tronditëse dhe njerëzore mbi kujtesën, plakjen dhe dashurinë që mbetet dritë edhe në errësirën e harresës.

Sonte, nga ora 20:00, kjo shfaqje mysafire nga Tirana vjen për një prezantim të vetëm për publikun e Gjilanit.

Luajnë: Viktor Zhusti, Egla Ceno, Pjerin Vlashi, Linda Jarani dhe Adriana Tolka

Regjisor: Erson Zymberi

Produksion nga Teatri Kombëtar Eksperimental – Tiranë