Shi e borë, temperatura ulet në zero

Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët, i cili do të vazhdojë me reshje shiu e bore në fundjavë.

“Pas reshjeve të borës gjatë natës, ditën e premte mban mot i ftohtë kryesisht i vranët. Në fundjavë mot i paqëndrueshëm, me vranësira të reshura shiu dhe bore”, bën të ditur Prishtina Weather.

Temperatura minimale do të jetë 0 gradë celsius derisa maksimalja mund të arrijë deri në 3 gradë.