Shikojeni fluksin e jashtëzakonshëm të bashkatdhetarëve te Dheu i Bardhë
Heqja e karantinës nga ana e Zvicrës para një jave, duket se më së shumti i ka gëzuar bashkatdhetarët nga Kosova, raporton Mediafokus.info.
Ata ia kanë mësyer vendlindjes ditëve të fundit. Derisa fundjavën që shkoi u shënuan dhjetëra fluturime drejt Prishtinës, sot po vërehet një fluks i madh i veturave.
Në foton që e ka dërguar një bashkatdhetar për Mediafokus.info, shihet kolona e gjatë e veturave në pritje për të hyrë në pikën kufitare, Dheu i Bardhë.
Nga foto, duket se qindra bashkatdhetarë do të hyjnë në Kosovë, derisa pjesa më e madhe janë nga Anamorava, përkatësisht Gjilani.
Vetëm në Zvicër, llogaritet se jetojnë 32 për qind e bashkatdhetarëve me prejardhje nga Gjilani./Mediafokus.info/

