Shikojeni panikun e zviceranëve, zbrazen raftet e marketeve

Nuk janë vetëm kosovarët që kanë nxituar në mënyrë masive të blejnë produkte nëpër marketet tona. Panik ka edhe mes zviceranëve.

Një lexuese e Mediafokus.info, Ilirjana Kalenica, ka treguar se një fluks i madh ka mbretëruar edhe në Zvicër, pas konfirmimit të qindra rasteve me COVID19.

Në foto shihen se si po zbrazen raftet në marketet e Zvicrës.

Bëhet fjalë për produktet ushqimore dhe ato higjienike në “Aldi” dhe “Migros”, në qytetin Uster të kantonit të Cyrihut.

Ndërkohë, në këtë qytet momentalisht janë dy raste të konfirmuara, njëri prej të cilëve është fëmijë. /Mediafokus.info/

Ja fotot: