Shiritohet objekti i AKI-së nga policia
Agjensioni i Kosovës për Inteligjencë (AKI) është rrethuar mëngjesin e ditës së sotme me shirita të policisë.
Në këtë pjesë po shihen forca të shtuara policore, derisa, të njëjtat janë parë edhe te kazerma e FSK-së.
Deri më tani nuk dihet se çfarë operacioni janë duke kryer njësitet policore.
Gazeta Express ka tentuar që nga orët e hershme të kontaktojë me ndonjërin nga zyrtarët e policisë.
Deri në momentin e publikimit të lajmit, të njëjtët nuk janë përgjigjur.

