Shkaku i mbingarkesës, spitalet në Zvicër i shtyjnë ndërhyrjet jo urgjente
Situata me Covid mbetet edhe më tej e tendosur në spitalet e Zvicres. Shtrirjet në kujdesin intensiv janë në rritje.
Përballë mbingarkesës në spitale ndërhyrjet e opercioneve jo urgjente u shtynë.
Vdekjet me Covid-19 janë përkatësisht në rritje në dy javët e fundit me një mesatare prej rreth 6 viktima në ditë.
Gjysma e pacientëve të pavaksinuar aktualisht të shtruar në spital për shkak të Covid-19 janë nën 53 vjeç.
Pacientët e vaksinuar janë në moshë më të vjetër dhe shumica e tyre tashmë vuajnë nga një sëmundje kronike, njoftoi Swissinfo.
Raporti i fundit i Zyrës federale të shëndetit publik tregon se janë edhe 2,820 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit në Zvicër. Gjithashtu janë regjistruar 9 të vdekur.
829 persona pozitivë për Covid u shtruan në spital të hënën, 6 shtator, përfshirë 291 në kujdes intensiv. Këto vlera duhet të interpretohen me kujdes për shkak të nën -raportimit dhe vonesave.
40 – 49 vjeç janë grupmosha më e përfaqësuar në mesin e personave të shtruar në spital.

