Shkaku i një gruaje qëllohet me plumb në kokë 34 vjeçari shqiptar në Mykonos

Një i ri grek ka qëlluar me armë zjarri në kokë një 34 vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, gjatë një konflikti mes tyre në një lokal, në zonën Skylabela.

Mediet greke raportojnë se 33-vjeçari grek më herët ishte konfliktuar me 34-vjeçarin shqiptar për shkak të një gruaje.

Pas krimit autori është arrestuar menjeherë, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.