Shkaku i temperaturave të larta, nga sot kufizohet orari i punës për këto tri kategori
Nga sot e deri më 20 korrik, gratë shtatzëna do të lirohen nga puna, personat me sëmundje kronike, do të punojnë me orar të shkurtuar deri në katër orë si dhe ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00-17:00, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky vendim erdhi në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave.

