Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit të kësaj komune

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shkarkuar kryesuesin Pëllumb Bajqinovci, i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ekonomia Online” raporton se shkarkimi i tij vjen pas prishjes së koalicionit mes partisë në pushtet dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në seancë, raportohet se kanë qenë të pranishëm asamblistët e VV-së, PDK-së, AAK-së dhe AKR-së.

Kujtojmë se vetëm javën e kaluar, kryetari Përparim Rama kompletoi kabinetin qeverisës, pasi shkarkoi drejtorët dhe nënkryetaren nga Partia Demokratike e Kosovës.